AGSCO është një kompani që punon për funksionimin dhe mirëmbajtjen e aseteve të TAP-it. Për të forcuar departamentin Financave, ne jemi duke kërkuar për një Specialist Finance.

Specialist Financës, do të jetë i përfshirë/përgjegjës për:

  • Të zotërojë Arsim te Larte Fakulteti Ekonomik . (Diplomat e marra në Universitetet jashtë vendit duhet të jenë të njehësuara nga Institucioni përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi);
  • Të ketë të paktën 2 (dy) vjet përvojë pune ne te njëjtin sektor ;
  • Te kete njohuri të Standarteve Kombetare dhe Nderkombetare te Kontabilitetit.
  • Të kete njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Te kete njohuri kompjuterike të programeve bazë MS Office, Word dhe Excel;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup
  • Te jete i besueshem dhe me integritet.

Përshkrimi i punës:

  • Regjistrime dhe rakordime kontabël;
  • Pergatitja e listepagesave;
  • Deklarimet Online. (liber shitje -blerje , TVSH, listepagesa);
  • Regjistrime e hyrje- dalje nga magazina;
  • Pregatit procesin e inventarit dhe rakordon gjendjen kontabel me fizike;
  • Te tjera detyra në Departamentin e Finances;
  • Kryen ç’ do detyrë tjetër te ngarguar nga eprori i drejtpërdrejtë;

Mënyra e aplikimit: Të gjithë kandidatët e interesuar mund te aplikojnë duke dërguar elektronikisht dokumentat sipas listës si më poshtë në adresën e e-mail: info@agsco.al ose ne adresë të kompanisë Albanian Gas Service Company SHA : Rruga “Kosovareve”, pallati “NderPro” SHPK, Tirana, Albania, deri më datë 18 Qershor 2023.

  • CV-në;
  • Kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare;

Kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare;

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidati fitues do të dorëzojë orgjinalin e dokumentacionit të kërkuar ose fotokopje te noterizuar të tyre. Të gjithë aplikimet do të trajtohen në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.