KËRKESË PËR OFERTË
I nderuar Ofertues,
Me anë të këtij dokumenti ju ftoheni të merrni pjesë në procedurën konkuruese që do të zhvillohet nga shoqëria “Albanian Gas Services Company” Sh.A (i referuar edhe si Klienti) dhe të paraqisni Ofertën tuaj.
Procedure konkuruese qiraje nr.: AGSco 004/2020
Objekti: Marrje me qira për ambjent pune e një magazine në qytetin e Korçës.
Kjo Kërkesë për Ofertë (KpO) dhe dokumentet që i referohet dhe që janë pjesë përbërëse e saj, nuk krijojnë asnjë lloj detyrimi ose angazhimi për t’i dhënë Kontratën Ofertuesve, as t’i atribuojë atyre të të drejtën për çdo lloj shërbimi nga Klienti.
Nënkuptohet që Ofertuesit nuk i njihet asnjë kompensim ose rimbursim për çdo shpenzim të shkaktuar gjatë përgatitjes së Ofertës.
Klienti rezervon të drejtën për të modifikuar, anuluar, revokuar, pezulluar, ndërprerë thirrjen për oferta në çdo kohë, ndërsa Ofertuesi nuk ka asnjë lloj pritshmërie apo ndonjë të drejtë për kompensim ose zhdëmtim.
Dorëzimi i Ofertës përbën një angazhim formal nga ana e Ofertuesit për të kryer aktivitetet e mbuluara nga Kontrata në rast se Ofertuesi është i suksesshëm.
Shkarko Dokumentin