AGSCO është një kompani që punon për funksionimin dhe mirëmbajtjen e aseteve të TAP-it. Për të forcuar departamentin HSE, ne jemi duke kërkuar për një Inxhinier HSE.

Inxhinieri HSE, duke raportuar drejtpërdrejt te Menaxheri i HSE, do të jetë i përfshirë/përgjegjës për:

  • Rishikimi dhe përgatitja e dokumenteve dhe raporteve të HSE;
  • Koordinimin, bashkëpunimin dhe vlerësimin e aktiviteteve dhe performancës së kontraktorit HSE;
  • Kryerja e vizitave, inspektimeve, auditimeve, të planifikuara dhe të paplanifikuara në terren;
  • Mbështetje për personelin në terren për aktivitetet e HSE;
  • Planifikimi, dizajnimi i përmbajtjes, përgatitja e materialeve dhe ofrimi i trajnimeve të brendshme të HSE;
  • Monitorimi i orareve dhe koordinimi i aktiviteteve të ofruara nga Këshilltarët e O&M HSE.
  • Pjesëmarrja dhe përgatitja e raporteve të hetimit të incidentit;
  • Aktivitetet HSE për tenderët;
  • Ndjekja dhe monitorimi i kontratave të HSE në pronësi të Departamentit të HSE
  • Të bashkëpunojë me Doktorin e Punës të Kompanisë.

Kërkesat për profilin e kandidatit:

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet dhe të ketë diplomën në degët e inxhinierisë. Inxhinieria e mjedisit do të jetë një diplomë preferenciale;
  • Eksperiencë e demonstruar në HSE për më shumë se 3 vjet dhe Kualifikime specifike të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit. Preferohen kandidatë me eksperiencë në mirëmbajtjen e objekteve të naftës dhe gazit dhe/ose me kualifikime NEBOSH, IOSH ose ekuivalente;
  • Njohja e detyrueshme e punës në gjuhën angleze. Njohja e gjuhës italiane do të konsiderohet plus;
  • Në dispozicion për të punuar në distancë dhe për të udhëtuar brenda Shqipërisë deri në 50% të kohës së punës (vizitë në terren dhe aktivitete);
  • Vendbanimi në Tiranë;
  • Leje drejtimi e vlefshme B dhe e aftë për të drejtuar automjet 4×4.

Mënyra e aplikimit: Të gjithë kandidatët e interesuar mund te aplikojnë duke dërguar elektronikisht dokumentat sipas listës si më poshtë në adresën e e-mail: info@agsco.al ose ne adresë të kompanisë Albanian Gas Service Company SHA : Rruga “Kosovareve”, pallati “NderPro” SHPK, Tirana, Albania, deri më datë 26 Maj 2025.

CV-në;

Kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare;

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Kandidati fitues do të dorëzojë orgjinalin e dokumentacionit të kërkuar ose fotokopje te noterizuar të tyre. Të gjithë aplikimet do të trajtohen në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.